LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur ushtari i guximshëm ukrainas, vuri mbi supe armën e tij dhe gjuajti tankun rus, duke e shkatërruar

Momenti kur ushtari i guximshëm ukrainas, vuri mbi supe armën e tij dhe gjuajti tankun rus, duke e shkatërruar

Pamjet e pabesueshme me dron zbuluan momentin kur një ushtar (parashutist) i guximshëm ukrainas doli nga vendi i tij i fshehur për të shkatërruar një tank rus që kalonte me një raketë drejtuar prej vetëm disa metra larg.

Automjeti i blinduar, një nga tanket kryesore luftarake moderne T-80 të Rusisë, po lëvizte përgjatë një rruge me zona të pyllëzuara – një fshehje e përsosur për ushtarët ukrainas që rrinin në pritë.

Teksa kaloi një rresht të veçantë pemësh, një ushtar i vetëm ukrainas doli nga mbulesa, vuri mbi supe armën e tij – një raketë e drejtuar anti-tank – dhe shkrepi një të shtënë.


Ushtari ukrainas e bëri këtë edhe pse një tjetër tank rus qëndronte më lart, dukej se tyta e tij drejtohej drejtpërdrejt në pozicionin ukrainas – megjithëse është e paqartë nëse kjo makinë ishte braktisur apo çaktivizuar.

Siç shihet, tanku u goditur rus shpërthen në flakë, derisa shihet edhe tymi i dendur. Tanku megjithatë vazhdon të ecë tutje, por edhe më tej përcillen shpërthime e tym, derisa mund të shihen edhe copëza duke dalë nga pajisja.

Videoja u publikua në Twitter nga një llogari e cila shkroi se një luftëtar ukrainas shkatërroi një tank armik në një distancë të shkurtër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Debati Trump-Harris dhe disa nga pyetjet kyçe rreth tij

Amerika
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Amerika
Kalo në kategori