LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur sulmohet me raketa një supermarket në Kharkiv

Momenti kur sulmohet me raketa një supermarket në Kharkiv

Në një kompleks të vogël tregtar në periferinë lindore të Kharkivit, punonjësit e bashkisë po pastronin këtë mëngjes mbeturinat dhe metalet që kishin mbetur pas një sulmit të fundit rus në qytetin ukrainas.

Zhurma e sulmit raketor mund të dëgjohej në të gjithë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës pak para mesnatës.

Një supermarket, i cili ishte mbyllur sipas orarit, u dëmtua rëndë, por nuk pati viktima.


Një sulm i mëparshëm – një nga disa që dëgjuam gjatë ditës – vrau një burrë 56-vjeçar dhe plagosi disa civilë të tjerë kur u godit një bllok apartamentesh në Kharkiv, raporton bbc.

Ndryshe, në fillim të këtij konflikti, Kharkiv dhe zonat përreth panë disa nga luftimet më të ashpra ndërsa trupat ruse u përpoqën të merrnin qytetin.

Është vetëm 30 kilometra nga kufiri rus dhe u mbrojt fortë nga trupat ukrainase. Javët e fundit ata ishin në gjendje të shtynin forcat ruse përtej kufijve të qytetit.

Megjithatë, raportet e inteligjencës thonë se Rusia mund të ripërqendrojë përpjekjet e saj ushtarake kundër objektivave në Ukrainën veriore dhe lindore, duke përfshirë Kharkivin, ndërkohë që po përpiqet të konsolidojë territorin e kapur të Ukrainës në rajonin e Donbasit më në jug. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori