Deputeti i Partisë Socialdemokrate(PSD), Dardan Molliqaj, ka theksuar se deri në fund të vitit partia e tij do t’i ketë degët e saj në të gjitha komunat.
Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se dashakeqët e PSD-së kanë dështuar në parashikimin e tyre se ky subjekt politik do të jetë i papërfillshëm.
“Zgjerimi do të jetë fakt. Dikush deklaronte se këta i kanë dy komuna dhe nuk kanë degë dhe nuk kanë njerëz. Ne kemi njerëz, dhe PSD prej një subjekti të papërfillshëm u kthye në subjektin kryesor, sepse opozita, pa e marrë parasysh mendimin dhe votën e PSD, nuk mund t’i shtyjë përpara çështjet. Por, edhe pushteti nuk mundet me ec në temat e mëdha pa e marrë pëlqimin e PSD”, ka shtuar Molliqaj.
Anëtari i kryesisë së PSD-së ka thënë se ata synojnë mbylljen e disa çështjeve deri në fund të vitit. Ndër to është shtrirja me degë në tërë territorin. “Do të dëshmojmë që jemi faktori kyç në shtetndërtim dhe dialog e Kosovës dhe do të jemi me synime serioze pjesë e Partisë Socialdemokrate Evropiane”.
Molliqaj ka folur edhe për aderimet që priten të ndodhin në partinë e tij, duke thënë se do të ketë figura nga jeta akademike, shoqëria civile, që do t’i bashkohen atyre.
“Shumica e njerëzve që po vijnë nuk kanë qenë në strukturat e partive politike, që do të jetë plani i prezantimit të figurave të reja në partinë tonë, e të cilët nuk kanë qenë nëpër parti politike më herët. Ata janë shumë, dhe jemi dakord për angazhimin e tyre. Madje, ata janë në PSD, por pritet që kjo të bëhet edhe publike”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë