LAJMI I FUNDIT:

Mogherini takoi Thaçin dhe Vuçiqin

Mogherini takoi Thaçin dhe Vuçiqin

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, takoi të martën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Ata vazhduan diskutimet për fazën e re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e  Mogherinit.

“Ata gjithashtu shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht më 17 tetor, siç është rënë dakord në takimin e tyre të fundit”, thekson komunikata.


E njëjta bën me dije se Mogherini ka mirëpritur, siç thuhet, përkushtimin e të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka kujtuar se përparimi i të dy vendeve në agjendën e integrimit në BE lidhet shumë me përparimin në dialog. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori