LAJMI I FUNDIT:

Mogherini dhe Hahn: Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt

Mogherini dhe Hahn: Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë vlerësuar zgjedhjet në Shqipëri, duke theksuar se BE-ja do të angazhohet për mbështetjen e qeverisë së re në lidhje me reformat dhe procedimin e mëtejshëm të procesit të integrimit në bllokun evropian.

Sipas tyre, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt, e qytetarët përfituan nga një ofertë e gjerë politike në një moment tepër të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Duke cituar edhe raportin paraprak të misionit të mbikëqyrjes së zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, garuesit zgjedhorë patën mundësi të bënin fushatë lirshëm dhe liritë fundamentale të tubimit dhe shprehjes u respektuan. Edhe korniza e përgjithshme zgjedhore dha bazat e duhura për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike.


Gjithsesi, dy përfaqësuesit e BE-së thonë se kanë mbajtur shënime mbi rezervat e shprehura nga vëzhguesit në lidhje me politizimin e organizmave zgjedhore si dhe zbatimin jo konsistent të ligjit.

“Ne presim masat e përshtatshme ndaj gjetjeve paraprake të misionit të OSBE-ODIHR-it, e veçanërisht ndaj akuzave për blerje votash dhe presion ndaj votuesve, si dhe ndërhyrjen e paautorizuar të aktivistëve të partive, që mund të minojnë besimin e publikut te zgjedhjet”, theksojnë zyrtarët e BE-së.

Megjithatë, ata thonë se me të mbaruar procesi zgjedhor, BE-ja do të angazhohet për mbështetjen e qeverisë së re në lidhje me reformat dhe procedimin e mëtejshëm të procesit të integrimit në bllokun evropian. “Vazhdimi i Reformës në Drejtësi dhe lufta kundër trafikimit dhe kultivimit të narkotikëve do të jetë me rëndësi të veçantë në këtë aspekt”, thuhet në deklaratë.

Në fund zotohen edhe për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori