LAJMI I FUNDIT:

Mogherini dhe Hahn në maj vijnë në Kosovë për ecurinë e MSA-së

Mogherini dhe Hahn në maj vijnë në Kosovë për ecurinë e MSA-së

Pas marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Strasburg dhe fillimit të zbatimit në praktikë më 1 prill të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim MSA, Kuvendi ka formuar edhe Komisionin parlamentar për Stabilizim – Asociim, i cili sot në mbledhjen e parë të mbyllur për media ka diskutuar për projekt- agjendën 2016 dhe për takimet nga maji me përfaqësues të BE-së.

Ka kohë që në mbledhjet e Kuvendit nuk janë bërë bashkë përfaqësues të pozitës dhe opozitës, ndërsa sot po marrin pjesë përveç pozitës, deputetë të AAK-së, Nismës dhe Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti pas takimit tha se më 16 dhe 17 maj do të mbahet seanca e Kuvendit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn për ecuritë e MSA-së.


Kurse raporti i punës së këtij Komisioni për vitin 2016 do të miratohet në mbledhjen e ardhshme.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj tha se sa herë që punohet në të mirë të Kosovës do të marrin pjesë, përveç në seanca.

“Ne jemi për bashkim të opozitës, vetëm programet dhe ideologjia nuk na bën njësoi me VV-në”, tha Lekaj. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori