LAJMI I FUNDIT:

Modelja 227 kilogramëshe

Modelja 227 kilogramëshe

Gabi Jones nga SHBA-të po luftonte një kohë të gjatë kundër diskriminimit të njerëzve me mbipeshë por tash vendosi të shkojë edhe një hap më larg. Ajo vendosi të merret me manikenizëm, sepse mendon se ky profesion nuk është i rezervuar vetëm për njerëzit me peshë normale.

Jones peshon 227 kilogramë. Megjithatë ajo u bë model për “body paint” të artistit David Brawner.

Artisti thotë se kjo ka qenë edhe për të një përvojë krejtësisht e re. Gabi po përgatit edhe faqen e saj të internetit për të tërhequr vëmendjen në problemet e njerëzve me peshë të tepërt.

Si pjesë e aksionit, ajo notoi edhe në pishinë, për të dëshmuar se edhe përkundër kilogramëve të tepërt megjithatë çdo ditë merret me aktivitete fizike.


Gabi Jones është vetëm emri artistik, ndërsa ajo nuk ka bërë të ditur as moshën e vet. /Telegrafi/