LAJMI I FUNDIT:

Mo Salah zbulon arsyen pse e votoi Viniciusin për ta fituar çmimin ‘The Best’

Mo Salah zbulon arsyen pse e votoi Viniciusin për ta fituar çmimin ‘The Best’

Mohamed Salah ka zbuluar arsyen pse ai i dha votën Vinicius Junior për ta fituar çmimin ‘The Best’.

Si kapiten i kombëtares së Egjiptit, Salah ishte pjesë e atyre personave që votuan për fituesin e çmimit ‘The Best’, që në fund rezultoi me Vinicius si fitues i saj.

Sidoqoftë, gazetarët votuan në favor të mesfushorit Rodri me këtë të fundit që kohë më parë ishte shpallur fitues i Topit të Artë.


Shumë persona e kishin vënë në pikëpyetje fatkin pse Vinicius përfundoi i dytë në garën për Topin e Artë, me brazilianin që ndihmoi Real Madridin ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Salah ishte në mesin e atyre personave që i ofruan mbështetjen e tyre sulmuesit të Real Madridit.

“Vinicius Junior është një lojtar shumë i mirë, kjo është arsyeja pse. Ai po përmirësohet çdo vit dhe shpresojë se ai mund të vazhdojë kështu. Unë votova për të sepse e meriton”, ka thënë Salah.

Mo Salah konfirmon përfundimisht të ardhmen e tij tek Liverpooli
Lexo po ashtu Mo Salah konfirmon përfundimisht të ardhmen e tij tek Liverpooli

Salah përfundoi i pesti në listë për Topin e Artë në dy raste, por mund të konsiderohet një favorit i hershëm për ta fituar këtë çmim prestigjioz në 2025, pasi arriti shifrën e 20 golave të shënuar në tetë sezone radhazi.

Mbetet të shihet se ku do të jetë duke luajtur egjiptiani kur të dhurohet çmimi i Topit të Artë, pasi së fundmi ka pasur zëra që ai mund të largohet nga Liverpooli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Ndërkombëtare
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset
Perez u pagoi nga një bonus marramendës secilit lojtar të Real Madridit për eliminimin e Atleticos

Perez u pagoi nga një bonus marramendës secilit lojtar të Real Madridit për eliminimin e Atleticos

Liga e Kampionëve
Rodrygo e ngacmoi i pari, por Paredes e ‘mbyti’ krejtësisht me përgjigje brazilianin

Rodrygo e ngacmoi i pari, por Paredes e ‘mbyti’ krejtësisht me përgjigje brazilianin

Ndërkombëtare
Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Pasi iku nga Kosova dhe iu bashkua Suedisë, Besfort Zeneli vazhdon të jep intervista: Jam i lumtur që luaj për këtë Kombëtare

Ndërkombëtare
Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Ndërkombëtare
Kalo në kategori