LAJMI I FUNDIT:

MKRS do të kujdeset për ‘Mullirin e Dulahit’

MKRS do të kujdeset për ‘Mullirin e Dulahit’

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka qëndruar sot në Mramor të Prishtinës, për t’u njohur nga afër me gjendjen e “Mullirit të Dulahit”, objekt ky i ndërtuar në vitin 1918, i cili ka funksionuar si i tillë deri në vitet e ‘90-ta të shekullit 20.

Ajo me këtë rast shprehu zotimin se MKRS do të ndërmarrë hapa për konservimin e mullirit, në mënyrë që ai t’i rezistojë stinës së dimrit dhe më pas, vitin e ardhshëm, profesionistët e trashëgimisë kulturore do të vendosin se çfarë do të ndërmerret më tutje.

Dumoshi tha se ky mulli ka rëndësinë e vet historike dhe pozita gjeografike në të cilën ndodhet, ka shërbyer dhe luajtur një rol jetik për mirëqenien e popullsisë së kësaj zone.


“Me të marrë informacion për mullirin dhe gjendjen e tij, kam pasur dëshirë që personalisht ta shoh për së afërmi se në çfarë situate ndodhet objekti. Zyrtarët e trashëgimisë veçse kanë ndërmarrë hapat e parë, duke evidentuar detajisht gjendjen e Mullirit të Dulahit dhe si MKRS do të ruajmë këtë objekt në kuadër të trashëgimisë tonë kulturore, me proces të konservimit e restaurimit, ashtu si do të propozojnë ekspertët e trashëgimisë”, tha ajo.

Mulliri i Dulahit ka qenë mulli me ujë, që ka një karakteristikë për dallim nga mullinjtë përreth, pasi gjatësia e vijës së ujit ka qenë e gjatë 1000 metra dhe presioni i ujit i ka vënë në funksion gurët për bluarje.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori