LAJMI I FUNDIT:

Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës

Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës

Një mjeshtër amerikan për rregullimin e parkingjeve me orëmatës për një vit ka vjedhur nga këto makina 170.000 dollarë dhe i ka ruajtur “paratë e imëta” në shtëpinë e tij jo larg Uashingtonit, derisa nuk e ka arrestuar policia.

"Kurrë më parë nuk kam marrë më shumë para gjatë një kontrolli shtëpiak", ka thënë për gazetën Washington Post udhëheqësi policor Sharam Fard nga Alexandria në Virginia.

Policia e ka gjetur “minierën e arit” të 61-vjeçarit William Fell pas përcjelljes së tij që prej janarit të këtij viti. Disa tonë të monedhave janë gjetur të shpërndara nëpër enë të ndryshme në shtëpi. Plaçkitësi i parkingjeve me orëmatës është arrestuar më 15 prill.

Punëtori i bashkisë së qytetit, i cili me këtë punë është marrë gjatë 17 viteve të fundit dhe ka jetuar vetëm, nuk ka vendosur asnjë cent në llogarinë e tij bankare, e as nuk i ka shpenzuar paratë e vjedhura.


Shefat e Fellit kishin filluar të dyshojnë në të pasi që përkundër shtrenjtimit të parkimit kishte më pak të hyra.

Policia kishte filluar ta përcjellë dhe kishte vendosur një kamerë në kamionin e tij. Mjeshtri i parkingjeve me orëmatës ka pranuar se kishte zbrazur në mes të një deri në 24 parkingje me orë çdo ditë. Në secilën makinë gjendeshin rreth 80 dollarë.