Mjerimi për vetëvrasje
Para pak ditësh, opinioni në Kosovë por edhe më gjerë u trondit nga lajmi se ish luftëtari i UÇK-së, Arsim Berisha, kishte bërë vetëvrasje. Ky rast nuk është i pari i kësaj natyre, meqë fatkeqësisht – që nga paslufta e deri më sot – thuhet të kenë bërë vetëvrasje, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale, rreth 40 ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Realiteti në të cilin po jetojmë nuk është as për së afërmi në përputhje me idealin, sakrificën dhe mundin që bëmë ne luftëtarët e UÇK-së. Ne që sakrifikuam gjithçka për këtë vend, ne që luftuam për lirinë e popullit, ne që gjakun e derdhëm në istikame, sot jemi më të diskriminuar se kushdo tjetër në shoqërinë tonë.
Shteti për të cilin luftuam nën emblemën e UÇK-së, nuk ka bërë asgjë e as që po bën diçka, në mënyrë që gjendja sociale të përmirësohet dhe ta kemi vendin e merituar në shoqëri. Përkundrazi, na kanë harruar krejtësisht. Mbase nuk dua tu hyj në hak, sepse paskan bërë diçka: Kuvendi i Kosovës me shumicë votash të deputetëve të pushtetit, miratuan ligjin për vlerat e luftës me ç’rast veteranët ndahen nga dëshmorët dhe nga invalidët e UÇK-së dhe kësisoj i humbin kuptimin emrit shumë të dashur për shqiptarët gjithandej: Ushtria Çlirmitare e Kosovës.
Me këtë ligj – i cili kaloi me vota edhe të atyre që dje ishin pjesë e kësaj ushtrie – veteranëve tashmë u “njihet statusi”, por ama në letër e jo në praktikën e kujdesit për ta. Me këtë ligj na lanë raste sociale. Por, as ato nuk po i marrim, sepse në qendrat sociale po na thonë se jeni të rritur dhe të aftë për punë. Pra, kemi mbetur që të tjerët fatkeqësisht të tallen me ne.
UÇK-së duhet t’i bëhet njohja politike nga institucionet e Kosovës e jo kategoritë e dala nga lufta të trajtohen si raste sociale. Kjo fatkeqësisht nuk ka ndodhur deri më sot. Pra, edhe sot e kësaj dite statusi ynë prej veterani të luftës nuk është njohur as politikisht, e madje nuk trajtohemi as si raste sociale.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë tashmë pjesë e pandashme e udhëheqësve të shtetit të Kosovës, madje këtu hyjnë edhe ata që dje ishin bashkë më ne. Për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendemi, po detyrohemi të bëjmë edhe vetëvrasje. Pra, janë komandantët dhe udhëheqësit politikë të UÇK-së, që paligjshëm janë pasuruar, ndërsa ushtarët luftëtarët e vërtetë vetëm sa janë varfëruar edhe më shumë sesa që ishin.
Ne që ishim pjesë e kësaj ushtrie, e dimë fare mirë se si kishte shkuar puna gjatë kohës së luftës e si po shkon sot. Natyrisht, ishte obligim i secilit shqiptar që të ishte pjesë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe të luftonte për lirinë e popullit e për bashkim kombëtar – edhe pse kjo e fundit nuk u arrit, ngase ishin pikërisht udhëheqësit politikë të UÇK-së, të cilët na çarmatosën para kohe dhe kështu amaneti i dëshmorëve të kombit mbeti në gjysmë të rrugës.
Por, përkundër kësaj, rrjedhat pas përfundimit të luftës sikur bënë që edhe ajo pak që ishte arritur, me shumë mund e sakrificë, të degradojë deri në atë masë sa jo rall herë po ndihemi sikur jemi robër të lirisë. Ndërsa, në anën tjetër, ata që nuk bënë asgjë për këtë vend po u ngjajnë mbretërve, duke shfrytëzuar padrejtësisht e paturpësisht meritokracinë e të tjerëve.
Sot, ne të djeshmit, jemi të harruar, jemi të papunë, jemi pa bukë dhe jemi pa kurrfarë përkujdesje institucionale të shtetit dhe në këtë mënyrë mirëqenia jonë sociale është nën zero. Përveç kësaj, shumë shokë tanë duke qenë se nuk u mbrojtën asnjëherë nga askush, sot gjenden në burgje të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, me akuza të papara e të motivuara politikisht, për kinse krime lufte.
Dhe, pashmangshëm, kur takohemi ne disa prej shokëve të djeshëm, ia bëjmë disa pyetje njëri tjetrit, por pa gjetur përgjigje asnjëherë. Pse jemi të harruar nga shteti? Pse jemi pa kushte normale të jetesës? Pse disa prej “bashkëluftëtarëve” tanë të jenë të ndryshëm nga ne të tjerët? Pse ata të pasur e ne të varfër? Pse të jemi viktimë e lojërave politike të Qeverive të ndryshme, herë Qeveri llapjane, herë Qeveri dukagjinase e herë drenicake!? Pse?
Unë, përmes këtij shkrimi reagues e dëshpërues, do të mundohem që të paktën mendimin tim ta jap në pyetjet e shpeshta që po ua bëjmë njëri-tjetrit. Për gjendjen e mjerueshme në të cilën jemi, fajtorë kryesorë janë ata që dje na komandonin, sepse i kanë rregulluar punët për vete dhe për familjarët e tyre, ndërsa për neve as që bie ndërmend ndonjëherë. Veç kësaj, njerëzit e këtillë, të papërgjegjshëm, qeveritë e korruptuara dhe partitë politike abuzuese, qëllimshëm punuan në atë drejtim sa të jemi kështu si jemi: të zhgënjyer e të harruar krejtësisht.
E, mbase fajtorë jemi edhe vet ne, sepse pritjet tona po e humbin kuptimin dhe rrjedhimisht pushteti nuk ndërmerr masa për të na përmirësuar të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Sot, kemi ardhur në një situatë që pa dashje të jemi pasiv në atë se çka po ndodhë me vendin për të cilin luftuam. Por, vetëm mendojmë se si të mbijetojmë ose t’i japim fund jetës duke u vetëvrarë. Thjeshtë, po mundohen të na e humbin krenarinë për të djeshmen, ndërsa po na barrikadojnë rrugën për të ardhmen. Kjo sigurisht do të vazhdojë për aq kohë sa ne do t’i tolerojmë e do t’i presim kështu pafundësisht.
Megjithëkëtë, ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi krenarë për të kaluarën, duke u angazhuar e duke mos u ndalur së kontribuari për një të ardhme më të ndritur për kombin tonë.
Ndërsa, atyre që tradhtuan amanetin e dëshmorëve duhet t’ju vijë turp, sepse edhe ashtu turpërisht do të përfundojnë, meqë e ardhmja është e vlerave të vërteta e jo e sahanlëpirësve dhe e maskarenjve. Prandaj, përkundër gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendemi, ne duhet të vazhdojmë përpara dhe të mos ndalemi deri sa të jemi gjallë, sepse është detyrë që e kemi ndaj kombit tonë.
Autori është ish ushtar i UÇK-së, Brigada 121 “Ismet Jashari – Kumanova”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?