LAJMI I FUNDIT:

Mjeku gjerman shet pjesë të trupave njerëzor

Mjeku gjerman shet pjesë të trupave njerëzor

Mjeku gjerman, Gunther von Hagens, njeriu i cili ka krijuar projektin “Bodies revelaed”, tash shet disa pjesë të trupave njerëzor nga koleksioni i tij i pasur.

Të interesuarit mund të blejnë për shembull mushkëritë e një duhanxhiu, gishtat ose një copë të kokës njerëzore. Çmimet sillen prej 120 deri në 12.000 euro.

Von Hagens, i cili ka shpikur këtë proces të veçantë, me anë të të cilit trupat njerëzor ose të kafshëve mund të ruhen edhe pas vdekjes duke zëvendësuar lëngjet trupore me një lloj silikoni të fortë.

Hagens i njohur edhe si “Doktor Vdekja” kohë më parë hapi “plastinariumin”, një hapësirë në të cilën kombinohen ekspozimi i trupave njerëzor me një laborator të hapur ku vizitorët mund të shohin si trupat përpunohen para ekspozimit.


Hagens merr trupat njerëzor prej njerëzve të cilët vendosin vullnetarisht të bëhen pjesë e ekspozitës së tij. /Telegrafi/