LAJMI I FUNDIT:

Mitreski: Asnjë patriot i rremë me vuvuzelë, nuk mund t’a ndaloj rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së

Mitreski: Asnjë patriot i rremë me vuvuzelë, nuk mund t’a ndaloj rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, në një konferencë për media tha se OBRM-PDUKM bën zhurmë në kuvend dhe shmnag fjalimet me rëndësi nga qeveritarët sepse atyre i’u dhemb e vërteta.

Sipas tij OBRM-PDUKM e di edhe vetë se qytetarët po i gënjen për përmbajtjen e propozimit francez.

“Sot në Kuvendin e Maqedonisë i gjithë opinioni u bind se deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë frikë nga e vërteta, kanë frikë nga argumentet, nga fjalimi i kryeministrit Kovaçevski dhe nga fjalimet e deputetëve të mazhorancës. Ata janë nervozë sepse të gjitha gënjeshtrat, trillimet, spekulimet e tyre janë mposhtur, mbytur”, tha Jovan Mitreski, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së.


“Ata dëgjuan mesazhet e forta nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Maqedonas, me gjuhë të pastër maqedonase në BE, pa shtesa, modifikime, kualifikime. Propozimi i rishikuar konfirmon identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën maqedonase dhe çështjet dypalëshe nuk janë kusht apo pjesë e negociatave.E vërteta maqedonase është një dhe asnjë patriot i rremë nuk mund ta heshtë me vuvuzela. Koalicioni anti-evropian që është kundër BE-së mund të bëjë vetëm kaq. Tensionet dhe skenarët e përgjakshëm që qëllimisht i kanë përhapur në rrugë dhe kanë dështuar, kanë dashur t’i replikojnë në Kuvend, por nuk kanë mundur, kanë dështuar, nuk do t’i lejojmë”, tha Mitreski.

Ai tha se “zërin e gjuhës maqedonase nuk do ta shuajë askush, as në Kuvendin e Maqedonisë dhe as askund”.

Mitreski tha se njerëzit që përkrahin ide të Hristijan Mickoskit janë primitivë, kriminelë të dënuar që nuk do ta ndalin kurrë ecurinë e shtetit drejt BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Politikë
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Lajme
Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori