LAJMI I FUNDIT:

Miti i pavdekshëm i Sherlock Holmes

Miti i pavdekshëm i Sherlock Holmes

Kur kanë kaluar plot 125 vjet nga shfaqja e tij e parë në letërsinë fiktive, mund të thuhet se Sherlock Holmes është i famshëm edhe sot, njësoj si në epokën viktoriane.

Për të festuar krijimin e detektivit të krijuar nga pena e Arthur Conan Doyle, këtë fundjavë hapet në Muzeun e Londrës një ekspozitë që tregon historinë e një prej personazheve më të famshme të librave, serialeve televizive dhe filmave – transmeton Top Channel.

E titulluar “Njeriu që nuk jetoi dhe që nuk do të vdesë kurrë”, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 prillin e ardhshëm.


Në të objekte nga e gjithë bota të lidhura me historinë e detektivit, si faqja e parë e dorëshkrimit origjinal “The Sign of Four” (Shenja e Katrës), që ka udhëtuar nga Kalifornia në Londër.

Përveç kësaj, atje do të jenë edhe piktura, fotografi, objekte që i përkisnin Conan Doyle dhe palltoja që vesh aktori Benedict Cumberbatch, që interpreton Sherlock në serialin me të njëjtin titull të BBC, që ka korrur sukses në mbarë botën. /Telegrafi/