Misioni i UNMIK -ut në veri “impossible”
Ditëve të fundit falë guximit vendor doli në shesh e vërteta e madhe për “veriun e ngrirë” dhe padyshim se filluan te dalin të palarat e misionit tani më “impossible” i pamundur të veproj as politikisht dhe as juridikisht në Republikën e Kosovës. Ky mision me paaftësinë e tij në vazhdimësi pas shpalljes së pavarësisë e ka humbur kuptimin e tij dhe me të drejtë mund të përkufizohet si “mision i pamundur” të ekzistoj në realitetin e krijuar pas shumë refleksioneve që ndodhën në GJND me rastin e legjitimitetit ndërkombëtarë të legalitetit të shpalljes së Pavarësisë dhe së fundi rezoluta e re, ka krijuar rrethana të reja lehtësuese në koordinim BE – SHBA lidhur me Kosovën dhe Serbinë, që në fakt kthimi i rolit të BE-së për Kosovën, perspektiva e qartë euroatlantike e bënë tani më të skaduar dhe tërësisht të panevojshëm misionin të quajtur UNMIK.
Ky mision i mbështetur në rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën në të gjitha aspektet e ndërlidhura me Kosovën e ka humbur konstalacionin e veprimit në interes të dërgimit të këtij misioni, i cili realisht edhe pse i reduktuar në autoritet dhe staf, përsëri konsiderohet si i pamundur të vazhdoi së ekzistuari, madje edhe në aspektin kohorë është devalvuar kuptimi i tij, sikurse edhe moralisht konsiderohet i padobishëm dhe inekzistent prej qytetarëve të Kosovës. Me ardhjen e misioneve të BE-së EULEX dhe ISSO në Kosovë, OKB-ja misionin e UNMIK -ut do të duhej shpallur si të shuar dhe ta krijoj vetëm një zyrë në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë të karakterit informativ, raportues të rregullt për OKB-në për zhvillimet në Kosovë dhe asnjë mandat tjetër nuk do të duhej ta kishte kjo zyrë e cila me një staf minimal dhe shumëprofesional do të mund të quhej “Zyra e OKB- s për Kosovën”.
Realisht funksionimi i UNMIK-t sot në veriun e Kosovës dhe paaftësia e tij në menaxhim të edhe atyre pak kompetencave që ka, si dhe dëshmitë e reja se ky mision në vazhdimësi ka sistemuar dhe mbështetur strukturat paralele në veri dhe përbrenda vetes ka të punësuar administratorë rusë, dhe serbë me nënshtetësi të huaja dhe gjithashtu stafi atje sipas raporteve të reja del mbi 99 % staf lokal serb, ky mision lere që lë dyshime për anime haptazi, por për parregullsitë, paaftësinë e bindjes së rikthimit të autoritetit kushtetues të shtetit të Kosovës. Izolimi klasik i veriut do të mbetet përgjegjësi kryesorë pas shpalljes së Pavarësisë.
Misionarët rus, serb dhe ukrainas dhe stafi administrativ tërësisht serb lokal në kuadër të UNMIK-t në veri mbetet shqetësimi më kryesor që së shpejti duhet të zgjidhet. Duhet t’i bëhet e qartë Sekretarit P. Ban të OKB-së në prezencë dhe drejtpërdrejtë që sa më parë të pezulloj dhe të shuaj tërësisht këtë “mbetje të sëmur mortore” dhe infektuese për sistemin e ri kushtetues që nuk po e lejon të rishfaqet edhe në veri sikur në çdo pjesë tjetër të Republikës as pas djegies së portave doganore dhe dhunën brutale ditëve të fundit. Plotësisht mbështetet Zyra për koordinimin dhe zbatimit të Strategjisë për veriun, e cila doli me faktet që nuk po mundet të mohohen as përkundër tentim deklaratave nga vet UNMIK-u për jo saktësi. Kjo gjendje mbetet vërtetë e shqetësuar dhe Qeveria duhet ta mbështetë akoma këtë zyrë dhe të veprojë paralelisht në katër drejtime:
Së pari, duhet të dinamizojë paketën investuese financiare më atraktive për veriun dhe mjetet duhet t’i administrojë sipas projekteve kjo zyrë ZKZSV e Qeverisë. Së dyti, duhet që për faktet e reja të publikuara që haptazi janë në kundërshtim me planin Ahtissari dhe Kushtetutën lidhur me veprimet e misionit të UNMIK-ut në veri të kërkojë llogaridhënie. Së treti, duhet që të përdorën edhe mjetet e ushtrimit të forcës përveç dialogut që gjithsesi konsiderohet interesi dhe mjeti fillestar i komunikimit, por afirmimi dhe ushtrimi i autoritetit të Kushtetutës në veri dhe institucioneve që dalin prej saj edhe me mjete përkatëse kushtetuese, pse jo edhe me forcë nëse kërkohet nevoja duhet të përdoren, madje të mbështetet nga të gjithë akterët që dëshirojnë stabilitetin e një tregimi të suksesit për Kosovën. Dhe së katërti, të argumentohet dhe të kërkohet që përfundimisht ky mision ashtu “impossible” të përfundoj tërësisht aktivitetin e tij në Republikën e Kosovës.
Kosova e pavarur dhe sovrane me kompaktësi territoriale dhe njohje enorme si shtet i ri që do të duhej ti kishte që në lindjen e saj Newborn, po vazhdon të çalojë pikërisht me veriun dhe paaftësitë ndërkombëtare për zgjidhje. Jo çdo herë duhet pritur se çfarë të tjerët gatuajnë për stomakun tonë, tani është koha që ne me përgjegjësi kushtetuese t’i marrim të gjitha veprimet e nevojshme, natyrisht në koordinim, por jo në pafundësi të lejohen grupe huliganësh dhe grupe kriminale të gjejnë hapësira për veprim ilegal dhe jondëshkim penal në territorin e Kosovës. Andaj këtë duhet ta ketë kuptuar edhe misioni i UNMIK -ut në veri për paaftësinë e tij dhe rolin dëmtues, por edhe autoritetet tona për një vendosmëri deri në masën e duhur për sundimin e ligjit dhe shtrirjen e autoritetit kushtetues në gjithë vendin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker