Karvani Coca-Cola i Vitit të Ri fillon misionin e tij të bamirësisë për të ndarë magjinë e Vitit të Ri kudo dhe për të gjithë, duke ua kujtuar se është ajo kohë e vitit kur ne duhet të hapim zemrat tona dhe të ndajmë mirësi.
Festat janë koha për të dhënë dhe për të ndarë, jo vetëm dhurata, por edhe gëzim, dashuri dhe përkushtim. Prandaj, qëllimi i këtij viti të Karvanit të Coca-Cola është të mbledh libra për fëmijë të SOS Fshatit të Fëmijëve.
Dhurimi i librave do të mbahet në ditën kur Karvani i Coca-Colës të arrijë në Prishtinë, më 11 dhjetor në sheshin Newborn. Librat të cilat do të mblidhen në karvan do t’i dhurohen SOS Fshatit të Fëmijëve. Përveç kësaj, në bashkëpunim me SOS Fshatin, Coca-Cola do të transformoj dy dhoma brenda SOS Fshatit të Fëmijëve, ku fëmijët mund të bisedojnë, lexojnë dhe luajnë dhe gjithashtu do të ketë rafte librash, që do të jenë të mbushur me libra, falë mirësisë së të gjithë qytetarëve, institucioneve publike, kompanive, shkollave fillore dhe të mesme, komunave dhe të gjithë të tjerëve, të cilët do ti bashkohen këtij misioni të përbashkët humanitar.
Programi i karvanit fillon në ora 17:00. Të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë lodrat për fëmijë, performancë të paharrueshme muzikore që fillon me Ledri Vulën dhe Era Istrefin, si dhe shfaqjet e disa aktorëve dhe natyrisht, të bisedojnë dhe bëjnë fotografi me Babadimrin.
Magjia e dimrit, atmosfera e festave, dashuria dhe gëzimi në zemër janë dhuratat që Coca-Cola, së bashku me të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, dëshiron të dhurojë për të gjithë fëmijët e SOS Fshatit. Prandaj, të gjithë janë të mirëseardhur ti bashkohen këtij misioni bamirësie dhe së bashku të sjellim një buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve dhe të bëjmë pushimet e tyre më të veçanta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian ndërsa lufta tregtare vazhdon të përshkallëzohet

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker