LAJMI I FUNDIT:

Mis mafia

Mis mafia

Në Budapest do të mbahet një garë e pazakontë bukurie. Kriteret e vetme të cilat duhet t’i plotësojnë vajzat për të garuar është se ato duhet të jenë të paktën një herë të dënuara për ndonjë krim mafioz dhe përparësi kanë ato vajza që kanë qenë të dënuara me burg.

Vajzat mund të marrin pjesë në garë vetëm pasi të sjellin tek juria përzgjedhëse dosjen e policisë, e cila dëshmon se ato kanë qenë të dënuara për krimet mafioze. “Miqtë disa herë më kanë këshilluar të lajmërohem në ndonjë garë bukurie, por nuk ka mundur për shkak të kaluarës sime kriminale”, thotë njëra nga finalistet. Fituesja e kësaj gare fiton një automobil dhe një banesë në Budapest. Përzgjedhja e bukuroshes së rrezikshme do të mbahet në një bar i cili ishte shkatërruar gjatë një konflikti ndërmjet dy bandave rivale.
“Garueset janë mashtruese, anëtare të bandave të plaçkitjes së bankave, kështu që presim një natë plotë emocione”, tha njëri prej organizatorëve.