LAJMI I FUNDIT:

BE miraton përdorimin e testeve të shpejta antigjenike

BE miraton përdorimin e testeve të shpejta antigjenike

Shtetet anëtare të BE-së miratuan sot me unanimitet një rekomandim të Këshillit Evropian për të vendosur një kuadër të përbashkët për përdorimin e testeve antigjenike të shpejta dhe njohjen e përbashkët të rezultateve të testeve COVID-19 në të gjithë Bashkimin Evropian.

Bëhet fjalë për një mjet qendror për të ndihmuar në zbutjen e përhapjes së virusit dhe për të kontribuar për mirëfunksionimin e tregut të brendshëm.

Rekomandimi i Këshillit i referuar ishte dakorduar përmes një procedure të shkruar dhe jo i lidhur me videokonferencën e liderëve të BE-së. Kjo është raportuar nga burime të mirëinformuara në Bruksel.


“Ne mbështesim propozimet gjermane për kontrolle kufitare më strikte dhe kërkesat për teste për të shmangur variantet e virusit”, shkruan në Twitter kancelari austriak, Sebastian Kurz ndërkohë që videokonferenca e drejtuesve evropianë po zhvillohet, raporton ATSh.

“Ne po punojmë me vendet e tjera të BE-së për një miratim më të shpejtë dhe më pak burokratik të AstraZeneca dhe vaksinave të tjera”, shtoi Kurz duke theksuar se AstraZeneca mund të furnizojë Austrinë me dy milionë doza vaksinash në tremujorin e parë, gjë që do të përmirësonte në mënyrë të konsiderueshme fushatën e vaksinimit.

“Diskutime të rëndësishme me drejtuesit e BE-së mbi etapat e ardhshme për të luftuar kundër pandemisë”, theksoi në Twitter presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori