LAJMI I FUNDIT:

Miratohet shpronësimi i ish-Bankës së Lubjanës

Miratohet shpronësimi i ish-Bankës së Lubjanës

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme dhe objekteve të “Banka Themelore e Bankës së Lubjanës në Prishtinë”, të cilat ndodhen në zonën kadastrale Prishtinë, për nevoja të Qeverisë së Kosovës.

Pas paraqitjes së propozimit nga kryeministri Isa Mustafa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka elaboruar qëllimin e nxjerrjes së këtij vendimi.

“Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, me datën 11 prill 2016 e ka mbajtur dëgjimin publik përkitazi me shpronësimin e kërkuar të zonës kadastrale Prishtinë, ku gjenden pronat përkatëse që do t`i nënshtrohen procesit të shpronësimit”.


“Për realizimin e këtij projekti ka qenë e nevojshme që të kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët që kë qenë të evidentuar në tabelat e elaboratit të shpronësimit të bashkangjitur këtij propozim vendimi”, ka treguar Agani.

Kreu i MMPH-së i propozoi kabinetit qeveritar që të miratojë vendimin preliminar mbi ligjshmërinë e shpronësimit të propozuar, pasi tha se janë përmbushur kushtet e përcaktuar me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 03/L-139 për shpronësimin e pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me ligjin 03/L-205. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori