LAJMI I FUNDIT:

Miranda Kerr bëhet nënë për herë të tretë

Miranda Kerr bëhet nënë për herë të tretë
Miranda Kerr (Foto: Cindy Ord/Getty Images for GILT)

Modelja e famshme australiane, Miranda Kerr, është bërë nënë për herë të tretë.

Supermodelja 36-vjeçare dhe bashkëthemeluesi i Snapchat, 29 vjeçar, Evan Spiegel, u bënë edhe me një djalë, teksa lajmin e ka konfirmuar një burim për People.

“Ne jemi të kënaqur me ardhjen në jetë të Myles dhe kështu vlerësojmë fjalët dhe dëshirat e gjithanshme të të gjithëve gjatë kësaj kohe të veçantë. Ne nuk mund të jemi më të entuziasmuar të mirëpresim djalin tonë të bukur në familjen tonë”, thonë çifti në një deklaratë.


https://www.instagram.com/p/B3qFy67Ba-f/

Kerr dhe Spiegel janë gjithashtu prindër të djalit Hart, një vjeç. Nëna e re e tre fëmijëve gjithashtu ka edhe një djalë tetë vjeç, Flynn me ish-burrin e saj, Orlando Bloom.

Të gjitha lajmet nga Miranda Kerr
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Miranda Kerr

Modelja australiane dhe Spiegel u martuan në maj të vitit 2017 në një ceremoni të vogël, përfshirë miqtë, familjen dhe muzikantët Jason Mraz dhe Colbie Caillat.

Një burim pranë Kerr e konfirmoi për People në muajin mars se ajo dhe Evan janë në pritje të fëmijës së dytë. (Ylli i Victoria’s Secret solli djalin Hart më 7 maj, 2018).

https://www.instagram.com/p/B2AN9puBGN5/

Në ndërkohë, Miranda vite më parë ishte e martuar me Orlando Bloom dhe kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në tabloidet e huaja.

Të njëjtit janë fejuar dhe martuar në vitin 2010 dhe më 2011 u ka lindur djali Flyn, kurse dyshja u shkurorëzuan tre vjet pas lidhjes së martesës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Kalo në kategori