LAJMI I FUNDIT:

“Miqtë e Amerikës” ankohen për mosmirëmbajtje të bustit të Bill Clinton-it (Video)

“Miqtë e Amerikës” ankohen për mosmirëmbajtje të bustit të Bill Clinton-it (Video)

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, e cila që 20 vite merret me aktivitete për raportet shqiptaro-amerikane, nuk është përfshirë në aktivitetet të cilat përkojnë me 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe vizitën e ish presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretares së shtetit, Medeline Albrgiht. Madje nga kjo shoqatë janë ankuar për mosmirëmbajtje të bustit të Bill Clinton në Prishtinë.

“Miqtë e Amerikës”, tash e sa vite merren me aktivitetet të cilat bëhen për të nderuar dhe respektuar kontributin që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Fokus i tyre është të ruhen raportet me amerikanët, por shoqata “Miqtë e Amerikës”, nuk është përfshirë në aktivitetet që do të shënohen me rastin e vizitës së ish -presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretares së shtetit, Medeline Albrgiht.


Madje nga kjo shoqatë apelojnë që busti i ish presidentit, Bill Clinton, në kryeqytet, të mirëmbahet më shumë.

Drejtori i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, apeloi tek Komuna e Prishtinës, që të pastrojnë bustin e Clinton edhe gjatë ditëve të tjera, jo vetëm në vizitat e tij në Kosovë.

“Është kënaqësi qe sot po e shohim sheshin e presidentit Clinton të rregulluar edhe pse shumë shpresoj që ketë rregullim do ta mbajnë edhe do ta mirëmbajnë Komuna sepse deri me tani nuk e ka bërë këtë gjë. Apeloj që ky rregullim, kjo mirëmbajtje të vazhdojë edhe ditëve, muajve dhe viteve te tjera  e jo vetëm kur vjen presidenti Clinton”, tha për RTV Dukagjinin, Agim Rexhepi.

Rexhepi shtoi se vizita e dy ish krerëve të lartë të shtetit amerikan, është dëshmi se ata janë miq të përhershëm të Kosovës.

“Vizita e tij është shumë domethënëse sepse në këtë mënyrë po i respekton institucionet e Kosovës, popullin e Kosovës, vlerat e realizuara dhe atë çka është arritur pas luftës pavarësisht të metave në këtë periudhë 20 vjeçare. Duhet krenohemi të gjithë shqiptarët sepse një privilegj të tillë nuk e kanë shumë popuj të botës edhe pse janë shumë më në numër se ne”, shtoi më tej Agim Rexhepi.

Rexhepi tha se shoqata e tyre, janë në kontakt të përhershëm më zyrën e ish-presidentit Bill Clinton./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori