LAJMI I FUNDIT:

Minjtë hëngrën provimet e studentëve në Nepal

Minjtë hëngrën provimet e studentëve në Nepal

Minjtë e uritur për njohuri hëngrën provimet përfundimtare të studentëve nga Nepali në Universitetin e Katmandusë.

Studentëve nervozë, të cilët po prisnin rezultatet e provimeve përfundimtare, u thanë se ka ardhur deri tek një “komplikim i paparashikueshëm” pasi provimet e tyre ishin hëngër nga minjtë, njofton AFP.

Qindra provime të pakontrolluara nga universiteti më i vjetër i Katmandusë janë dorëzuar në stacionin lokal të policisë për t’i ruajtur në një vend më të sigurt. Për fat, ose fatkeqësi të studentëve, policia provimet i futi në një hapësirë përplot minj.

“Provimet janë mbajtur dy muaj e gjysmë më shumë. Provimet i kemi ruajtur në nj vend të sigurt, por para disa ditësh zbuluam se disa prej tyre janë hëngër nga minjtë”, deklaroi inspektori lokal i policisë Ram Prakash Chaudhary.


“Menjëherë kemi njoftuar zyrtarët e universitetit, por ata kanë ardhur sot të marrin copat e mbetura të provimeve, pasi që lajmi mbërriti në gazeta”, tha inspektori. Gazeta “The Rising Nepal” akuzoi universitetin Tribhuvan për pakujdesi duke shkruar se provimet ishin dërguar në një vend të vjetër dhe përplot lagështi. Askush nga universiteti nuk ka komentuar rastin. /Telegrafi/