LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Drejtësisë flet për listën e zezë të ShBA-së dhe takimin Haradinaj-Radoiçiq

Ministrja e Drejtësisë flet për listën e zezë të ShBA-së dhe takimin Haradinaj-Radoiçiq

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e ka adresuar çështjen e personave të futur në listën e të sanksionuarve nga ShBA në sistemin prokurorial.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” potencoi se në takimet e fundit që ka pasur ka thënë se është e papranueshme që këta persona të enden lirshëm nëpër Kosovë.

“Në takimet që kam pasur me përfaqësues të drejtësisë kam theksuar se është e papranueshme që kriminelët në Republikën e Kosovës të enden lirshëm përballë institucioneve dhe mos të merren veprime”, tha Haxhiu.


Haxhiu po ashtu vuri theksin në takimin e ish-kryeministrit Haradinaj më njërin prej personave që janë sanksionuar nga ShBA para pak ditëve.

Kurse për tërheqje të fletarrestit ndaj Millan Radoiçiqit tha se ka ndodhur në shkurt të këtij viti para se të konsolidohej Qeveria Kurti.

“Krahasoje situatën aktuale me një situatë kur kryeministri i vendit tonë, gjegjësisht ish-kryeministri Haradinaj ka pritur në zyrë kriminelë që sot sansksionohen nga ShBA. Pra, kjo vëmendja që sot është ndaj këtyre veprimeve është e miresëardhur, jam e bindur që çkado që përmendet nga qeveria do adresohet. Fletarresti nuk është tërhequr në kohën tonë, fletarresti është tërhequr në shkurt, zgjedhjet kanë qenë më 14 shkurt. Prej atëherë nuk ka pasur bastisje pasi policia nuk mundet t’i bëjë ato pa bashkëpunim me Prokurorinë”, tha Haxhiu.

Ministrja shtoi se fletarresti për Radoiçiqin është tërhequr për arsye që ende nuk janë bërë të qarta nga ana e Prokurorisë Speciale.

“E kam adresuar tek sistemi prokurorial, por ju e dini se vendimi që ishte nxjerrë që të tërhiqet urdhërarresti ishte bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe arsyet në këtë vendim thuhet që janë taktike dhe teknike. Pas kundërshtimeve në atë kohë për këtë vendim, Prokuroria ka thënë se do e sqaroj përse është marr ky vendim, por nuk ka ndodhur diçka e tillë”, shtoi Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë tutje shtoi se nuk ka pasur ndonjë takim me Prokurorinë Speciale që prej kur ka dalë lajmi për listën e zezë të ShBA-së.

Ajo tha se deri tani nuk ka pas ndonjë veprim pasi nuk ka kompetenca që t’i ndjekë këta persona pa bashkëpunim me Prokurorinë.

“Nuk kam pasur takim me Prokurorinë Speciale që lajmi që doli prej ShBA-së, ata i dinë kompetencat që kanë. Nuk kemi ende asnjë deklaratë nga sistemi prokurorial dhe kjo është e papranueshme. Unë nuk mund t’i mbyll sytë përballë mosveprimit të tyre, nuk kam kompetenca t’i ndjek, as Policia nuk mundet me vepru pa Prokurorinë” ka thënë Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori