LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Arsimit pas vetëvarjes së 13 vjeçarit në Lushnjë: Aksesi i pakontrolluar në internet, emergjencë shoqërore

Ministrja e Arsimit pas vetëvarjes së 13 vjeçarit në Lushnjë: Aksesi i pakontrolluar në internet, emergjencë shoqërore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në median sociale Facebook ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit të ndodhur në Lushnjë ku 13 vjeçar u vetëvar.

“Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme”.

Ajo u shpreh se edhe para pak ditësh e ka ngritur si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin”.


“Theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore. Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale”.

Po realizonte video për TikTok, 13-vjeçari u gjet i varur me litar brenda dhomës në Lushnje
Lexo po ashtu Po realizonte video për TikTok, 13-vjeçari u gjet i varur me litar brenda dhomës në Lushnje

Një ditë më parë, 13-vjeçari dyshohet se është vetëvarur duke i dhënë fund jetës së tij. Shkak janë bërë videot që qarkullojnë në Tik Tok.

Viktima u dërgua nga prindërit pa shenja jete në orët e pasdites së 20 nëntorit në spitalin e Lushnjës.

I mituri ishte banues në fshatin Golem.

Pasditen e 17 nëntorit, Shqipëria u trondit sërish nga një ngjarje e rëndë. Kësaj radhe në qytetin e Durrësit, ishte një 24-vjeçar, i cili do i jepte fund jetës duke varur veten.

Sipas njoftimit të Policisë, ishte babai i viktimës, i cili e gjeti të birin – shtetasin me iniciale F. K. – të varur në banesën e tij.

Detaje të tjera nuk u zbuluan nga ana e Policisë, por në rastin e 24-vjeçarit të dhënat paraprake flisnin për simptoma depresioni./AP/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori