LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami nuk e suspendoi drejtorin që po hetohet në MTI

Ministrja Bajrami nuk e suspendoi drejtorin që po hetohet në MTI

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Hykmete Bajrami, nuk ka përfillur kërkesën e shefit qeveritar dhe partiak, Isa Mustafa, për të suspenduar të gjithë zyrtarët qeveritarë që janë nën hetime, duke përdorur standarde të dyfishta për drejtorë të saj që janë nën hetime, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo kishte suspenduar drejtorin Blerim Sokoli në MTI me arsyetimin se është nën hetime për parregullsitë me orët elektrike. Por nuk kishte suspenduar edhe drejtorin e Departamentit të Metrologjisë, Agron Shurdhani, i cili hetohet për keqpërdorim të pozitës. Për më tepër, më 17 gusht të këtij viti ajo e kishte emëruar Shurdhanin për tre muaj ushtrues detyre në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se Agron Shurdhani që nga viti i kaluar është duke u hetuar për keqpërdorim të pozitës së tij si drejtor i AMK-së. “Ju njoftoj se lënda në fjalë është ende në fazën e hetimeve, kallëzimi penal është ushtruar nga AMK-ja, kundër të dyshuarit A. SH., ish-drejtor në AMK”, ishte përgjigjja dhënë nga zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori