LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami infektohet me coronavirus

Ministrja Bajrami infektohet me coronavirus

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është infektuar me coronavirus.

Bajrami ka njoftuar se do të qëndrojë në vetëizolim për dy javë, transmeton Telegrafi.

“Të nderuar qytetarë, Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja”, ka shkruar Bajrami në Facebook.


Sot gjatë ditës edhe Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidenes së vendit ka bërë të ditur se është prekur nga coronavirusi.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 690 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 849./Telegrafi/