LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës do të ndërtoj 100 shtëpi në Gjilan

Ministria e Punës do të ndërtoj 100 shtëpi në Gjilan

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e shtëpive për familjet pa strehim në komunën e Gjilanit.

Ministri Abrashi, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e shtëpive për familjet pa strehim adekuat në komunën e Gjilanit.

MPMS në këtë kuadër ka përkrahur shumë komunat, dhe këtë vit pritet që rreth 100 familje të pranojnë banesat e shtëpitë e tyre të reja. /Telegrafi/