LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme e Ukrainës për sulmet e Rusisë: Është një akt lufte

Ministria e Jashtme e Ukrainës për sulmet e Rusisë: Është një akt lufte

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, i ka përshkruar veprimet ushtarake të Rusisë gjatë ditës së sotme si “akt lufte”, thuhet në një kumtesë të publikuar në Facebook, shkruan CNN.

“Është një akt lufte, një sulm mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbi normat fondamentale dhe principet e ligjeve ndërkombëtare”, tha zëdhënësi Oleg Nikolenko, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se trupat ruse kanë kryer sulm mbi qytetet e Ukrainës, një ofensivë që ka për qëllim të shkatërrojë shtetin e Ukrainës, të rrëmbej me forcë territor nga Ukraina dhe të mbaj nën kontroll rajonet e okupuara.


“Ukraina ka të drejtë të mbrojë veten bazuar në ligjet ndërkombëtare”, thuhet ndër tjera në kumtesë – duke theksuar se ushtria ukrainase ishte gati “t’i kundërpërgjigjet agresorit dhe të mbroj tokën e Ukrainës me të gjitha forcat”.

Nikolenko i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “veprojë menjëherë” – duke kërkuar sanksione të reja të aplikohen mbi Rusinë dhe të pajisin Ukrainën me mjete ushtarake – për të mbështetur kapacitetet mbrojtëse të këtij vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Irani identifikon shkakun kryesor të rrëzimit të helikopterit që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi

Irani identifikon shkakun kryesor të rrëzimit të helikopterit që i mori jetën presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Azia
Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Azia
Kalo në kategori