LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme e Ukrainës: Kosova njihet nga partnerët tanë strategjikë, po presim dialogun për njohje

Ministria e Jashtme e Ukrainës: Kosova njihet nga partnerët tanë strategjikë, po presim dialogun për njohje

Ekskluzivisht për Radio Televizionin Dukagjini, Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se përkundër disa paralajmërimeve në fund të shtatorit, aktualisht Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por, ky vendim, u tha se mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se Ukraina në rrethanat aktuale nuk e sheh të arsyeshme që ta njohë pavarësinë e Kosovës.


“Ukraina është duke vëzhguar në mënyrë të qëndrueshme një pozicion të qëndrueshëm për mosnjohjen e Kosovës, bazuar në respektimin e pakushtëzuar të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve brenda kufijve të tyre të njohur ndërkombëtarisht, sipas instrumenteve ligjore themelore ndërkombëtare dhe statutit të parë të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar zv.ministri i jashtëm i Ukrainës Vasyl Bodnar.

Por, Bodnar nuk e ka përjashtuar që njohja edhe mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, ndonëse një vendim të tillë, ai e ka ndërlidhur me rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne jemi të bindur se zgjidhja për njohjen e mundshme të Kosovës varet, mbi të gjitha, nga rezultatet e dialogut dhe arritja e marrëveshjeve përkatëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjatë viteve të kaluara, ka pasur ndryshime të rëndësishme në situatën rreth çështjes së Kosovës, mbi të gjitha në një pjesë të qasjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjeve së Kosovës. Kosova njihet nga shumica e vendeve në botë, përfshirë partnerët strategjikë të Ukrainës (SHBA, Kanada, Australi, shumica e shteteve të BE-së)”, ka deklaruar Bodnar.

Njohja e Kosovës nga Ukraina është aktualizuar në fund të shtatorit kur zv.ministri i Jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, kishte deklaruar se edhe njohja mbetet opsion./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori