LAJMI I FUNDIT:

Fillon dalja e pensioneve

Fillon dalja e pensioneve

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se nga data 18 mars 2020, Thesari ka filluar me pagesën e skemave pensionale dhe sociale, pra një jave para kohës së rregullt, me qëllim të shmangies së radhëve apo grumbullimit para bankave komerciale, për të ruajtur shëndetin tuaj, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore.

Në mënyrë të që shmanget kontakti nga përhapja e Coronavirusit, MFT kërkon që të përdorën ATM-të për tërheqjen e parave.

“Luten përfituesit që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i ndjekin këto udhëzime shtesë: të shfrytëzojnë makinat automatike (bankomatet) për tërheqje dhe të evitojnë radhët e panevojshme sepse mundë të rrezikojnë shëndetin e tyre: tërheqja e mjeteve financiare të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje në mënyrë që të parandalohet përhapja e Coronavirusit; të bëjnë pagesa me kartela bankare, pa kosto shtese (jo tërheqje të parasë së gatshme); ose të shtyjnë tërheqjen e mjeteve financiare për një ditë tjetër gjatë muajit, pasi që bankomatet dhe degët e bankave janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për të ju përgjigjur secilit qytetarë që donë të bëjë tërheqjen e mjeteve financiare”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Ndërsa, për asistencën/ndihmën sociale, pagesat do të bëhen një javë para afatit të rregullt, pra më datë 24 mars.

MFT thotë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, dhe se mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori