LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë do të konsultohet për ndikimin e vendimit të Janevës për transferimin e rasteve të PSP-së

Ministria e Drejtësisë do të konsultohet për ndikimin e vendimit të Janevës për transferimin e rasteve të PSP-së

Ministria e Drejtësisë do të konsultohet për ndikimin e autorizimit të dhënë nga prokurorja speciale Katica Janeva që të gjitha lëndët e PSP të transferohen në Prokurorinë Publike të RMV-së për negociatat mbi ligjin e ri për Prokurorinë Publike.

“Deri në këtë periudhë Ministria e Drejtësisë nuk ka komentuar vendimet gjyqësore dhe prokuroriale, por në çdo rast duhet të konsultohemi se çfarë ndikimi do të ketë kjo në disa dispozita në ligjin për të cilin po debatojmë dhe nëse ato duhet të ndryshohen”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Shkupit dorëzoi sot në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut një raport nga prokurori publik për ndjekje penale të veprave të ndërlidhura që burojnë nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve të marra nga burgu i Shkupit. Nga Prokuroria Publike Republikane në një deklaratë për mediat tha se ata do të konsiderojnë këto parashtresa, pas së cilës publiku do të informohej.


Më herët këtë mëngjes, prokurorja speciale Katica Janeva, e cila është në paraburgim në burgun e Shkupit si e dyshuar për rastin “Haraçi”, dha autorizim që të gjitha rastet e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Publik të RMV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori