LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin kroat me projektet infrastrukturore

Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin kroat me projektet infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në një takim ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë Luka Buriloviq, nënkryetarin për punë të jashtme dhe BE Zhelimir Kramariq, si dhe kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Ambasadori Vodopija gjatë bisedës shprehu interesimin për bashkëpunim me kompanitë kroate, të cilat janë të interesuara për të investuar në projekte të ndryshme, veçmas në fushën e infrastrukturës, por edhe në fushat tjera, që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

Nga ana tjetër, ministri Zharku njoftoi mysafirët me projektet infrastrukturore madhore, të cilat Ministria e Infrastrukturës është duke i realizuar aktualisht, si autostradën Prishtinë – Shkup, magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, rrugën Prishtinë – Pejë, pastaj rehabilitimin e linjës hekurudhore Leshak – Hani i Elezit etj. Gjatë bisedës, ministri Zharku i informoi mysafirët edhe për çështje tjera, që janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, që i shërbejnë zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit.


Gjatë takimit u fol edhe për Forumin e përbashkët ekonomik, i cili prej dje është duke u mbajtur në Prishtinë, në të cilin marrin pjesë mbi 30 kompani kroate dhe më shume se 50 kompani kosovare. Njëkohësisht, përfaqësueseve të kompanive kroate, që marrin pjesë në këtë forum, në Ministrinë e Infrastrukturës iu prezantuan projektet aktuale, të cilat është duke i realizuar Ministria e po ashtu edhe ato të cilat priten të realizohen në të ardhmen. Krerët e odave ekonomike kroate dhe kosovare theksuan se një forum si ky i Prishtinës, forcon bashkëpunimin ekonomik, por njëkohësisht ndihmon edhe Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. /Telegarfi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit

Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori