LAJMI I FUNDIT:

Ministri ukrainas i Mbrojtjes konfirmon rrethimin e rusëve në Bakhmut, dhe marrjen e kontrollit në lartësitë strategjike

Ministri ukrainas i Mbrojtjes konfirmon rrethimin e rusëve në Bakhmut, dhe marrjen e kontrollit në lartësitë strategjike

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov njoftoi se forcat ukrainase kanë rimarrë lartësitë strategjike mbi Bakhmut dhe janë duke rrethuar me sukses trupat ruse në qytet.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtarët e saj kishin “përmirësuar ndjeshëm pozicionin e tyre” në zonë, transmeton Telegrafi.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, vuri në dukje gjithashtu se ushtarët rusë nuk mund të lëvizin më rreth Bakhmutit në rajonin lindor të Donetskut, dhe se është bërë përparim në anashkalimin e forcave armike pas muajsh luftimesh të rënda.


Ndërsa Ukraina përparon në periferi të qytetit, ajo theksoi se Rusia po përpiqej të tërhiqte njësitë e tyre luftarake duke sulmuar zonat e rajonit të çliruar të Kharkiv.

Autoritetet ukrainase thonë se mbrojtja kundërajrore parandaloi sulmin rus mbi Kiev
Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase thonë se mbrojtja kundërajrore parandaloi sulmin rus mbi Kiev

“Në Bakhmut ne bëmë përparim të mirë në të dy krahët. Ne kapëm pothuajse të gjitha lartësitë kryesore atje. Rusët janë bllokuar, ata nuk mund të dalin dhe tani ata po e kanë të vështirë të lëvizin nëpër qytetin e Bakhmutit sepse ukrainasit po bombardojnë qytetin nga lartësitë. Dhe për të tërhequr forcat tona nga Bakhmuti, rusët lëvizën përpara në drejtime të tjera që ne të hidhnim forcat tona për t’i shpëtuar ata. Ata ekspozuan pjesën e pasme në Bakhmut, kështu filluan një ofensivë diku tjetër për të ndaluar sulmin tonë në Bahmut”, tha ajo për Guardian.

Maliar tha se forcat ruse po luftojnë gjithashtu fort për të rimarrë fshatin Staromajorske, më në jug në Donetskut. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu përshëndeti këto përpjekje.

Ushtarët që luftonin në fshat thanë se ata kishin qenë nën granatime të vazhdueshme ditët e fundit. Maliar tha se forcat ukrainase janë ende duke shtyrë përpara në një përpjekje për të marrë nën kontroll vendin.

Kujtojmë, Ukraina u bëri thirrje civilëve pranë vijës së frontit verilindor që të evakuohen, ndërsa Rusia i shtoi sulmet e saj për të kapur territorin që tashmë ishte pushtuar një herë gjatë luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Australia
Kalo në kategori