LAJMI I FUNDIT:

Ministri Stavileci mban fshehtë shtëpinë e re

Ministri Stavileci mban fshehtë shtëpinë e re

Ministrit i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili kohë më parë ka deklaruar se po jeton në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, ka blerë një shtëpi, por ende po e mban fshehtë. Stavileci i cili mësohet të ketë paguar një pjesë të parave për atë shtëpi, ende nuk e ka deklaruar, madje nuk e ka bërë të ditur as shumën se sa i ka kushtuar.

Është dashur të hapet kjo temë nga gazeta “Zëri” që Agjencia Kundër Korrupsionit ta “përmirësojë” gabimin në deklarimin e pasurisë së deklaruar nga Stavileci. Fillimisht, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ministri Stavileci ka deklaruar se ka marrë kredi në vlerë prej 87 mijë euro për blerje të patundshmërisë, por që nuk e ka cekur llojin e patundshmërisë.

Kredia është marrë me afatet e kthimit për 15 vjet. Pas kërkesës së gazetës “Zëri”, Agjencia Kundër Korrupsionit e ka dërguar në drejtim të gazetës sqarimin lidhur me atë se pse nuk është publikuar lloji i patundshmërisë së ministrit Stavileci.


Pas kësaj, AKK-ja ka kërkuar llogari nga ministri se pse nuk e ka cekur llojin e patundshmërisë te kredia e marrë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori