LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mustafa kërkon vazhdimin e respektimit të Ligjit për Barazi Gjinore

Ministri Mustafa kërkon vazhdimin e respektimit të Ligjit për Barazi Gjinore

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës bashkë me organet e saj është e përkushtuar të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët, pronën publike e private në Republikën e Kosovës.

Në një komunikatë për media thuhet se ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa mbështet ruajtjen e integritetit dhe kultivimin e mëtutjeshëm të kredibilitetit të autoriteteve me rol të rëndësishëm si: Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia për Menaxhim Emergjent, Agjencia për Regjistrim Civil dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë, jo vetëm në raport me qytetarët dhe opinionin publik, por edhe për të siguruar që këto organe shtetërore do të jenë garant i standardeve më të larta profesionale edhe për vet pjesëtarët e tyre, të cilët në baza ditore japin kontribut të çmuar.

Duke e pasur parasysh se Kosova ka kornizë ligjore dhe institucionale për arritjen e barazisë gjinore, duke e vlerësuar nevojën për avancim të mëtutjeshëm të barazisë gjinore, ministri Mustafa kërkon që përveç akteve të cilat rregullojnë marrëdhënien e punës, të vazhdohet të respektohet edhe Ligji për Barazi Gjinore.


Kjo kërkesë e parashtruar ka pritjen legjitime që të arrihet përfaqësim më i madh në të gjitha pozitat, edhe ato udhëheqëse, në organet e administratës shtetërore të MPB-së dhe gjithë kjo është në funksion të sigurimit të rendit dhe ligjit.

Krejt në fund, ministri Mustafa shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për të gjithë zyrtarët dhe pjesëtarët e MPB-së dhe agjencive të saj, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm zbatojnë të gjitha obligimet kushtetuese e ligjore, për një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori