LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës, takim urgjent me të dërguarin ushtarak amerikan – kanë një mesazh tjetër për Dodikun

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës, takim urgjent me të dërguarin ushtarak amerikan – kanë një mesazh tjetër për Dodikun

Ministri i Mbrojtjes së Bosnje dhe Hercegovinës, Zukan Helez, ka pritur sot për një takim urgjent të dërguarin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bosnje dhe Hercegovinë, Eric Adams.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bashkëbiseduesit diskutuan për situatën komplekse politike në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe për stërvitjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të SHBA-së.

Kështu, kujtojnë mediat boshnjake, duke respektuar dispozitat e Ligjit për Aviacionin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Ligjit për Mbrojtjen e Bosnje-Hercegovinës, Helez miratoi fluturimin e sotëm të tre avionëve amerikanë, dy prej të cilëve janë luftarakë F-16, mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës.


Mesazh i qartë për Dodikun: Aeroplanët luftarakë amerikanë fluturojnë mbi Bosnjë, në prag të aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton
Lexo po ashtu Mesazh i qartë për Dodikun: Aeroplanët luftarakë amerikanë fluturojnë mbi Bosnjë, në prag të aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton

“Faleminderit që na ndihmoni të forcojmë shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Fluturimet e paralajmëruara të avionëve amerikanë tregojnë qartë përkushtimin ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës, si dhe konfirmimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë dhe të pathyeshëm midis SHBA dhe Bosnje-Hercegovinë. Stërvitja dypalëshe e ekipeve JTAC nga Forcat Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, një ditë para festimit të ditës antikushtetuese të RS-së, tregon se mbështetja amerikane për integritetin territorial nuk është vetëm deklarative dhe se SHBA-të nuk do të vëzhgojnë me qetësi aktivitetet anti-Dejton të autoriteteve në entitetin e RS-së”, citohet të ketë thënë Helez.

Ndërsa Adams ka falënderuar Helez për bashkëpunimin e suksesshëm dhe shprehu besimin se aktivitetet e mëtejshme të përbashkëta do të vazhdojnë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë.

“I bëj thirrje Milorad Dodikut dhe autoriteteve të RS që të heqin dorë nga aktivitetet anti-Dejton, politikat separatiste dhe politikat e viteve 90-të dhe t’i kthehen integrimit euroatlantik dhe ta afrojnë vendin tonë me BE-në dhe vlerat e saj. Anëtarësimi i vendit tonë në BE dhe NATO u sjell më së shumti qytetarëve të BeH-së dhe këto janë stabiliteti, siguria, sundimi i ligjit dhe përparimi ekonomik shumë i nevojshëm”, ka thënë më tej Helez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori