LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm ukrainas akuzon Rusinë për krime tjera të luftës

Ministri i Jashtëm ukrainas akuzon Rusinë për krime tjera të luftës

Shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, ka akuzuar sërish Rusinë për krime tjera të luftës.

Pas sulmit rus në Kryvyi Rih, ku u goditën ndërtesat kolektive, ka reaguar ministri i Jashtëm ukrainas, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se ky sulm është një krim tjetër lufte dhe akt i terrorit, duke u zotuar se asnjë nga këto krime nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.


Përmbyten shtëpitë pasi raketat ruse goditën një digë në Ukrainë
Lexo po ashtu Përmbyten shtëpitë pasi raketat ruse goditën një digë në Ukrainë

Forcat ruse kishin për qëllim të godasin infrastrukturën civile në këtë qytet, ndërsa zyrtarisht vazhdimisht pretendojnë se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake.

Në anën tjetër veprimet e ushtrisë së Kremlinit e dëshmojnë krejt të kundërtën. Ata vazhdimisht bombardojnë e granatojnë qytetet ukrainase pa zgjedhur mjete, ku në shumicën e rasteve e pësojnë civilët. /Telegrafi/