Në konferencën e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe SIGMA (Përkrahja për Përmirësimin e Qeverisjes dhe Menaxhimit), me temën “Sfidat në Reformat e Administratës Publike në vendet e Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Paris, ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili është duke marrë pjesë, në prezantimin e tij ka folur për rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushën e Administratës Publike, në veçanti në fushën e Menaxhimit të Financave Publike.
Hoti ka potencuar se Qeveria e Kosovës ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë drejtim. Gjithashtu, ministri i informoj të pranishmit rreth progresit në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin katërvjeçar të Qeverisë si dhe lidhshmërinë e gjitha këtyre dokumenteve strategjike me planifikimin fiskal dhe implementimin e tyre përmes buxheteve vjetore të Qeverisë.
Sipas komunikatës për media të Ministrisë së Financave, Ministri Hoti gjithashtu i ka informuar të pranishmit mbi ndryshimet e suksesshme në procesin dhe kualitetin e vlerësimit të ndikimit buxhetor të të gjitha iniciativave të reja të Qeverisë, ku prej fillimit të implementimit të Udhëzimit të ri Administrativ dhe Manualit përcjellës, të gjitha inputet e reja që kalojnë përmes aprovimit në Qeveri j anë të një kualiteti shumë më të mirë, duke informuar në tërësi vendimmarrësit mbi implikimet buxhetore e fiskale të të gjitha iniciativave që prezantohen në Qeveri për aprovim.
Hoti ka treguar se kjo ndihmon në masë të madhe në prioritizimin e iniciativave dhe reformave, varësisht nga mundësit buxhetore të vendit.
Ai gjithashtu ka theksuar se një fushë tjetër me rëndësi e cila lidhet me transparencën dhe përgjegjësinë në menaxhimin e financave publike, ka të bëjë me projeksionet ekonomike e fiskale ku tha se Ministria e Financave ka ngritur nivelin e transparencës duke i bazuar këto projeksione tërësisht në variabla ekonomike, të lidhura me supozime reale.
Në të njëjtën kohë, Ministri Hoti ka folur edhe rreth fushave që kërkojnë një vëmendje të shtuar në periudhat e ardhshme, për përmirësime të mëtutjeshme si për nevojën e buxhetimit të bazuar në performancë, përmirësimin e monitorimit të ekzekutim it të buxhetit, përmirësimin e kapaciteteve për planifikimin e investimeve publike, etj.
Në fund, Ministri Hoti falënderoi të pranishmit, e në veçanti organizatorët për punën e tyre në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të praktikave në fushën e menaxhimit të financave publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe zyrtarë të lartë të OECD-së, Komisionit Evropian dhe SIGMA-s.
Ministri Avdullah Hoti u takua edhe me Senatorin Francez AlanRichard, i ngarkuar për çështje ekonomike për Ballkanin perëndimor të cilin e informoi për zhvillimet buxhetore në Ministrinë e Financave si dhe për ndryshimin e ligjeve tatimore të cilat kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të të bërit biznes, si i vetmi kusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërsa, Senatori Richard shprehi përkrahjen e tij për proceset dhe hapat e Qeverisë së Kosovës për të pasur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatën e plotë për medie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp