LAJMI I FUNDIT:

Ministri Gashi: Ligji për Rininë duhet të përkojë me kërkesat e të rinjve

Ministri Gashi: Ligji për Rininë duhet të përkojë me kërkesat e të rinjve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë sot prezantimin dhe diskutimin e projekt-ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, me ç’rast u dhanë edhe rekomandime.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, në këtë takim u shpreh se Ligji për Rini kërkon ndryshime dhe plotësime.

“Ka kaluar më shumë se një dekadë që kemi në fuqi një ligj për rini. Besoj se ka ardhur koha që ta kemi një ligj të ri që i përshtatet nevojave dhe kërkesave të të rinjve. Gjatë takimeve me të rinj anekënd Kosovës është atakuar si problem kufizimi i moshës në ligj dhe besoj se ky ligj do ta definojë këtë kërkesë të të rinjve”, tha ai.


Ministri Gashi theksoi se në ligjin e ri do të kenë tri fokuse, përcaktimi i moshës, fuqizimi i mekanizmave rinor dhe përcaktimi i qartë rolit të tyre dhe njohja e punës vullnetare si përvojë e punës.

Ai po ashtu përmendi si shumë të rëndësishme fuqizimin e qendrave rinore, pasi siç tha, aktualisht nuk janë duke funksionuar.

“Ajo që po ashtu ka me qenë kërkesë dhe fokus në këtë ligj është puna vullnetare. Në Kosovë ka problem të madh me të rinjtë që aplikojnë për vende të punës, pasi kërkesa e parë është përvoja e punës. Prandaj ligji duhet të përcaktojë qartë që çdo i ri dhe e re që bën punë vullnetare t’i njihet si përvojë e punës. Tashmë e kemi një platformë të mirë të regjistrimit të vullnetarëve dhe përmes kësaj platforme të përcaktohet qartë puna vullnetare duke respektuar çdo rregull dhe çdo kriter të përcaktuar me akte tjera nënligjore”, tha ministri Gashi.

Ndërsa, drejtori i Departamentit të Rinisë në MKRS, Feim Hoxha, tha se dokumenti i strategjisë tashmë ka marrë formën finale dhe gjatë këtyre ditëve do të procedohet te ministri Gashi për aprovim.

“Ne do të mundohemi që gjatë vitit ligji të kalojë në qeveri”, tha ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori