LAJMI I FUNDIT:

Ministri i FSK-së, pjesë e konferencës së ministrave të mbrojtjes “SHBA-Karta e Adriatikut-A5” në Kroaci

Ministri i FSK-së, pjesë e konferencës së ministrave të mbrojtjes “SHBA-Karta e Adriatikut-A5” në Kroaci

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq, po merr pjesë në punimet e konferencës speciale “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në këtë konferencë po merr pjesë sekretari i mbrojtjes i SHBA-ve, James Mattis, ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Qëllimi i mbajtjes së konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5” është integrimi regjional, ballafaqimi me ndikimet e akterëve të jashtëm dhe ndarja e përgjegjësive dhe barrës.


Delegacioni i Kosovës, me këtë rast e ka njoftuar sekretarin e mbrojtjes të SHBA-ve, James Mattis dhe të gjithë ministrat e mbrojtjes të regjionit, për të arriturat e FSK-së, ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin në aspektin profesional.

Në këtë konferencë u kërkua që Kosova të jetë anëtare me të gjitha të drejtat e plota, si dhe Kosova ka ofruar gatishmërinë për të kontribuar në misione jashtë vendit”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu me theks të veçantë u bisedua edhe tema e transformimit të FSK-së, në forca të armatosura, si kontribuuese e sigurisë në regjion dhe në botë përkrah partnereve tanë të sigurisë.

Nga të gjithë të pranishmit u kërkua, që i gjithë regjioni duhet të jetë bashkëpunues në ballafaqimin me kërcënimet bashkëkohore dhe të punojmë së bashku në ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta. Në veçanti u theksua që A5, duhet të zgjerohet edhe me shtete tjera të regjionit, duke e përfshirë edhe Kosovën si anëtare me të drejta të plota.

Gjatë konferencës ministri i FSK-së, Rrustem Berisha takoi sekretarin e mbrojtjes të SHBA-ve James Matis, po ashtu pati takime bilaterale edhe me ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ku u konfirmua shkallë e lartë e bashkëpunimit në mes të ministrive përkatëse.

Konferenca speciale ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5”, pritet që sot t’i përfundojë punimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori