LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi: Shumë shpejt marrëveshje me SBASHK-un për kompensimin e orëve të mësimit (Video)

Ministri Bytyqi: Shumë shpejt marrëveshje me SBASHK-un për kompensimin e orëve të mësimit (Video)

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Shyqyri Bytyqi ka thënë se shumë shpejt mund të ketë marrëveshje MASHT-SBASHK për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Bytyqi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka inate me SBASHK-un dhe kreun e saj Rrahman Jasharaj.


“Besoj se shumë shpejt do të kemi një marrëveshje të përbashkët me SBASHK-un. As nuk e vë në dyshim. Unë nuk punoj me inate. Kur e shoh që një palë është e interesuar të jetë palë bisedimesh, jam i gatshëm të ulem me ta. Në këtë formë do të jemi në takim edhe me SBASHK-un dhe do ta gjejmë zgjidhjen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Arsimit ka thënë se do të marrë për bazë çdo propozim që vjen nga SBASHK-u për zgjidhjen e problemit.

“Nuk është çështja e orëve, sepse nuk kemi të bëjmë me numra. Problemi është se fëmijët tonë po humbin në dije. Të kemi parasysh, sepse fëmijët tonë qëndrojnë pak në shkollë. Nëse bëhet krahasimi, siç është bërë nga analiza e Bankës Botërore, mesatarja e orëve që nxënësit e huaj qëndrojnë  në shkollë është 7-8 orë,  kurse nxënësit tanë rrinë mesatarisht 3.5-4 orë në shkollë”.

Bytyqi ka thënë se nëse nxënësit tonë pos qëndrimit të shkurtët në shkollë nëse humbin edhe orë tjera do të mbeten shumë mbrapa në mësim.

Ai ka thënë se është duke u bërë shumë zhurmë, por humbësit e vërtetb janë nxënësit.

“Nuk do të thotë që me këto orë që do të zëvendësohen ne do të bëjmë mrekulli, por minimumi mos t’ua humbin nxënësve mundësinë që për këto orë të mund të përfitojnë… Nuk ka qenë qëllimi ynë të inatosim apo dëmtojmë dikë”.

Bytyqi: Vendimi për zëvendësimin e orëve është marrë nga tri palë (Video)
Lexo po ashtu Bytyqi: Vendimi për zëvendësimin e orëve është marrë nga tri palë (Video)

Ministri i Arsimit ka thënë se janë të hapur që nëse SBASHK-u gjen ndonjë propozim më të mirë për kompensimin e këtyre orëve, të ndryshojnë vendimin.

“Nëse mendojnë që zgjatja e orarit me një apo dy orë në ditë deri në kompensimin e orëve do të ishte zgjidhje jemi dakord. Ne kemi qenë dakord që zëvendësimi i të gjitha humbjeve me të shtuna nuk ka qenë zgjidhja më e mirë”, tha Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori