LAJMI I FUNDIT:

Ministri britanik uron Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës

Ministri britanik uron Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm britanik, Christopher Pincher ka përshëndetur formimin e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ministri britanik ka shkruar se shpreson që së shpejti të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti për të ndërtuar një bashkëpunim të mirë në mes dy vendeve.

“Urime për Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Do të shikojë mundësinë e diskutimit sërish me ty së shpejti, dhe të ndërtojmë një bashkëpunim të fortë në mes të dy vendeve tona”, ka shkruar Pincher. /Telegrafi/