LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi 92-vjeçar Rupert Murdoch martohet për të pestën herë në jetën e tij

Miliarderi 92-vjeçar Rupert Murdoch martohet për të pestën herë në jetën e tij

Manjati Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën e tij me partneren e tij, Ann Lesley Smith, një ish-kapelane policie.

Murdoch, 92 vjeç dhe zonja Smith, 66 vjeçe, u takuan në shtator në një ngjarje në vreshtin e tij në Kaliforni, shkruan BBC.

Biznesmeni i tha New York Post, në një nga publikimet e tij: “Kisha frikë të dashurohesha – por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur”.


Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall vitin e kaluar.

Murdoch shtoi se ai i propozoi zonjës Smith në ditën e Shën Patrikut, duke vënë në dukje se ai ishte “një e katërta irlandeze” dhe kishte qenë “shumë nervoze”.

Bashkëshorti i ndjerë i zonjës Smith ishte Chester Smith, një këngëtar i zhanrit ‘country’ dhe ekzekutiv i radios dhe televizionit.

“Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar”, tha ajo për New York Post.

“Unë jam një e ve. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen… Kështu që unë flas gjuhën e Rupertit. Ne ndajmë të njëjtat bindje”, tha ajo.

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.

Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanas, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe.

Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, gazetaren me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësen me origjinë kineze Wendi Deng. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Aktorja e

Aktorja e "James Bond", Naomie Harris tregon kush është kandidati ideal për Bond-in e ardhshëm

Magazina
Kalo në kategori