Për të shpëtuar sa më shumë, shteti shpenzon çdo ditë me miliarda euro. Dikush duhet të paguajë për këtë në fund të ditës. Por kush? Të pasurit?
Ministrit gjerman të Financave, Olaf Scholz i bëhet vazhdimisht e njëjta pyetje: edhe për sa kohë mund ta përballojë Gjermania mbylljen?
“Ne mund të përballojmë atë që është e nevojshme”, përgjigjet gjithmonë socialdemokrati Scholz.
A është kështu? Në valën e dytë të infeksioneve janë mbyllur prej tashmë katër muajsh restorantet, palestrat, teatrot dhe muzetë. Nga mesi i dhjetorit u mbyllen dyqanet. Shteti u heq kompanive shpenzimet e pagave që këto të mos i pushojnë nga puna punëtorët. Kompanitë marrin ndihma kalimtare, që të mos shpërthejë vala e falimentimeve.
Miliarda euro shtesë
Deri në 50 miliardë euro janë planifikuar si ndihmë ekonomike vetëm për periudhën nga nëntori 2020 deri në qershor 2021. Kësaj i shtohen edhe kostot e tjera të pandemisë duke filluar nga shëndetësia e deri te mbështetja e familjeve.
Në vitin 2020 qeveria federale u desh të merrte rreth 131 miliardë euro hua, këtë vit janë planifikuar deri në 180 miliardë euro hua.
Grindje në koalicion
Në fakt, brenda koalicionit ka nisur një grindje mbi kostot e pandemisë. Në muajin mars 2021, Scholz duhet të paraqesë pikat kryesore për buxhetin e vitit 2022 dhe planin financiar për vitet e mëpasshme. Ekonomia ka rënë, fuqia ekonomike ka rënë. Edhe të ardhurat po bien në mënyrë të vazhdueshme.
Lind pyetja se nga do të vijnë të ardhurat, nëse në vitin 2022 do të hyjë në fuqi rregullorja e frenimit të huasë, për momentin e shfuqizuar për shkak të pandemisë? Ajo lejon që shteti të hyjë në borxh të ri strukturor në masën deri në 35 për qind të të ardhurave të brendshme bruto.
Si do të mbyllen boshllëqet?
Gjermania është në vit zgjedhjesh, dhe askush nuk flet për mundësinë e uljeve të shpenzimeve shtetërore.
Ministri i ekonomisë, Peter Altmeier ka hedhur idenë e shitjes së aksioneve nga të Postës dhe Telekomunikacionit, të cilat gjatë pandemisë COVID-19 kanë pësuar një rritje të madhe në vlerë.
Një variant tjetër do të ishte ndryshimi i ligjit themelor dhe rritja kuotës së borxhit për disa vjet. Para pak kohësh këtë e propozoi drejtori i kabinetit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun. Por ky propozim u prit me shumë kritika nga kolegët e partisë së vet, CDU.
Tatim mbi pronën
Ministri Scholz, i cili vetë do të kandidojë për socialdemokratët për postin e kancelarit, është për tatimin e pronës.
“Është e pamundur të mendosh se mund të arrijmë ta kapërcejmë këtë fazë pa një sistem të drejtë tatimor derisa të kthehemi sërish në vijën e rritjes ekonomike e ku të na ndihmojë vetë ekonomia”, kishte thënë Scholz.
Qarqet më të majta janë të mendimit se, veç tatimit mbi pronën, mund të vihet edhe një taksë shtesë pasurie, si ajo që iu kërkua gjermanëve pas shkatërrimit të Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2012, të Gjelbrit e propozuan një taksë të tillë në Bundestag, asokohe për të përballuar barrën e tatimeve të krizës së financave.
Shufra ari në bodrum?
Ekonomisti Clemens Fuest, president i Institutit IFO në Mynih, e konsideron të tepruar taksën e pronës prej dhjetë deri në 20 përqind të vlerës neto.
“Pas luftës kemi pasur një shkatërrim të pabesueshëm të shtëpive dhe infrastrukturës, imigrim të miliona njerëzve që nuk kishin asgjë. Kriza e pandemisë COVID-19 është e keqe, por nuk mund të krahasohet me krizën e asaj kohe”, tha para pak kohësh Fuest në një leksion në internet.
Vendet që kanë vendosur taksë mbi pronën janë shumë të rralla.
“Është thuajse e sigurt se kjo do të kishte si pasojë largimin e kapitalit. Kjo do të çonte në më pak rritje dhe më pak të ardhura nga burime të tjera të taksave”, shton ai.
Fuest mendon se të ardhurat shtetërore mund të rriten vetëm ose me rritjen e Tatimit mbi të Ardhurat ose me rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania