LAJMI I FUNDIT:

Milani e mbyll vitin financiar me fitim neto dhe të ardhura rekord

Milani e mbyll vitin financiar me fitim neto dhe të ardhura rekord

Milani thuhet se e mbylli vitin financiar 2022/23 me një fitim neto prej 6 milionë euro, rezultati më i mirë që nga viti 2006 dhe mbi 400 milionë euro të ardhura.

Mbledhja e aksionerëve të kuqezinjve do të miratojë së shpejti bilancin për 2022/23, por Calcio&Finanza ka raportuar tashmë disa shifra kryesore nga librat financiar të Milanit.

Rossonerët thuhet se kanë anuluar humbjet prej 66 milionë eurosh nga sezoni 2021/22, duke e mbyllur vitin e fundit financiar me një fitim neto prej 6 milionë euro.


Është rezultati më i mirë që nga viti 2006, kur kuqezinjtë shënuan një fitim prej rreth 2.5 milionë euro. Gjigantët e Serie A e kishin mbyllur çdo vit financiar me humbje që nga ai sezon, me pronësinë e Silvio Berlusconit, Yonghong Li dhe Elliott.

Sipas Calcio&Finanza, të ardhurat e Milanit u rritën në mbi 400 milionë euro në sezonin 2022/2023, krahasuar me 297 milionë euro në sezonin 2021/2022.

Përmirësimi është për shkak të të ardhurave nga Liga e Kampionëve dhe sponsorizimeve të rritura me më shumë se 44 milionë euro krahasuar me sezonin 2021/2022.

Sezonin e kaluar, Milani shpenzoi 50 milionë euro më shumë se në sezonin 2021-2022 për të nënshkruar lojtarë të rinj dhe vlera e aktiveve neto të konsoliduara deri më 30 qershor 2023, ishte 117 milionë euro, një përmirësim nga 131.23 milionë euro në qershor 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori