LAJMI I FUNDIT:

Mijëra korba ndoqën grabitqarin

Mijëra korba ndoqën grabitqarin

Në fotografinë fenomenale të publikuar nga gazeta “Daily Mail” gjuetari bëhet pre e viktimës. Një zog grabitqar shihet duke u sulmuar nga një tufë korbash të cilët duket se kanë përdorur një taktikë të mirë për tu mbrojtur nga armiku. Në vend se të ndiheshin të sulmuar, ata sulmuan vetë.

Shpendi grabitqar u përpoq ta grabiste ndonjërin prej korbave në sulmin e mbrëmjes, por hasi në rezistencë jo fort të zakonshme e cila u shndërrua në sulm.


Zogjtë shpejtë formuan “krahun mbrojtës”, i cili i shpëtoi dhe e frikësoi grabitqarin.

Fotografinë e bëri fotografi amator Giangiorgio Crisponi (69 vjeç). Fotografia është bërë afër shtëpisë së tij në Cagliari në Itali. /Telegrafi/