LAJMI I FUNDIT:

Microsoft: Windows 10 tani në 200 milionë pajisje

Microsoft: Windows 10 tani në 200 milionë pajisje

Microsoft ka njoftuar se versioni i fundit i sistemit të saj operativ Windows 10 tani është aktive në më shumë se 200 milionë pajisje në mbarë botën.

Numri 200 milionë përfshin të gjitha pajisjet që bazohen në Microsoft Windows 10, dhe përfshin kompjuterët personal, tabletët, telefonat e mençur dhe konsolat Xbox.

Në gusht të vitit të kaluar, Microsoft njoftoi se ishin 75 milionë pajisje në Windows 10, dhe periudha në mes pa një rritje të konsiderueshme prej 125 milionë pajisjeve që nga atëherë, edhe pse shifra prej 75 milionë në gusht ishte vetëm për kompjuterët personal.

Siç duket, Windows 10 është më popullor se Windows 7 dhe kompania është duke e arritur dyfishin e sasisë së pajisjeve të reja në Windows 10 çdo muaj në krahasim me Windows 7.