LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qeveria e Zoran Zaevit po vazhdon të gënjej (Video)

Mickoski: Qeveria e Zoran Zaevit po vazhdon të gënjej (Video)

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Mickoski sot nëpërmjet një reagimi, ka thënë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e udhëhequr nga Zoran Zaevi po vazhdon të gënjej.

Sipas tij, pas paralajmërimeve euforike për rritjen e pagës mesatare për muajin e parë të vitit 2018, e kundërta erdhi menjëherë në muajin e dytë të vitit 2018, ku paga mesatare neto ka përjetuar rënie ekstreme.

“Nuk ka dëshmi më të madhe për cunamin ekonomik të Qeverisë me rënien e pagës mesatare neto të paguar. Edhe zyrtarisht paga mesatare 500 euro është një gënjeshtër dhe premtim i pa arritshëm i kryeministrit Zoran Zaev”.


Mickoski gjithashtu ju drejtohet nëpërmjet këtij reagimi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke thënë se jeta e qytetarëve çdo ditë vetëm se po bëhet edhe më e vështirë, kurse Qeveria s’ka plan, dhe kjo duhet patjetër që të përfundoj.

“Edhe përskaj situatës katastrofale ekonomike dhe cunamit katastrofal mbi politikat ekonomike, qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk duhet që të humbin shpresën, sepse po vjen një frymë e re, shpresë e re, dhe energji e re në Republikën e Maqedonisë”. /TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori