LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pushteti nuk përmbushi premtimet

Mickoski: Pushteti nuk përmbushi premtimet

Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në Gjorçe Petrov të Shkupit në fushatën ‘Biseda për rindërtimin e Maqedonisë’ tha se gjatë vizitës së tij në qytetet e Maqedonisë has në njerëz që janë të dëshpruar nga gjendja aktuale.

“Njerëzit nuk besojnë se do të kenë të ardhme në këtë shtet, janë të dëshpëruar, dhe ka edhe të tillë që me zor po durojnë për ta kaluar muajin”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se shumë premtime nuk janë përmbushur nga pushteti aktual kurse si shembull i ceku ajrin e ndotur dhe reformat në arsim.


“Sot, tre vite më pas jo vetëm që e thithim ajrin e Alpeve që na u premtua, por Shkupi thyen rekorde për nga ndotja e ajrit. Askush nga ju nuk i detyroi të premtonin qytete studentore dhe konvikte të renovuara, arsim në të cilin të rinjtë do të merrnin si moshatarët e tyre në Evropë dhe në botë”, tha Mickoski duke përmendur se nuk ka as qytetet të studentëve, as konvikte të renovuara dhe as arsim cilësor.

Mickoski përmendi edhe emigrimin duke thënë se përveç fshatrave po boshatisen edhe qytetet.

“Dalin statistika të listave botërore. Viti 2018 është vit rekord i emigrimit, më shumë se 33.000 bashkëqytetarë emigruan nga Maqedonia. Pse? Për shkak se nuk ka perspektivë, për shkak se janë të dëshpëruar, për arsye se janë të frikësuar për të ardhmen e familjes së tyre. Ky është problemi kryesor”, tha Mickoski.

Në fund, Mickoski tha me 12 prill do të fitojë partia e tij dhe se për këtë është i bindur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori