LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pushteti dëshiron t’a kaloj propozimin francez si kontrabandim, duke fshehur dokumentet dhe përmbajtjen

Mickoski: Pushteti dëshiron t’a kaloj propozimin francez si kontrabandim, duke fshehur dokumentet dhe përmbajtjen

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski konsideron që protokolli i propozimit ende nuk është publikuar dhe se nuk dihet se çfarë përmban, prandaj mënyra e fshehjes së gjërave, sipas tij tregon se pushteti përsëri në mënyrë kontrabandiste dëshiron ta kalojë propozimin francez.

“Protokolli ende nuk është në rendin e ditës, as madje e di kush se çfarë përfshin ai protokoll që është një dokument thelbësor. Çdo gjë tjetër është një paradë dhe, do të thosha, një lloj atraksioni dhe argëtimi për ata që e mbështesin këtë. Thelbi është protokolli. Protokolli as nuk është dorëzuar, as nuk mendoj se do ta dorëzojnë, sepse po planifikojnë në mënyrë kontrabandiste ta kalojnë të gjithë këtë, siç po bëjnë në pesë vitet e fundit”, tha Mickoski në një deklaratë në protestën e sontme kundër propozimit francez.

Sipas tij, nuk ka logjikë në pretendimet se protokolli fillimisht të nënshkruhet, e më pas të publikohet përmbajtja e tij.


“Kjo është e njëjtë sikur unë tani të vij në shtëpinë tuaj dhe t’ju vendos një fletë letre dhe t’ju them nënshkruani këtë dokument i cili vendos për të ardhmen e familjes tuaj pa e lexuar. Dhe ju do të më thoni që nuk do ta nënshkruaj sepse nuk e di se çfarë shkruan në të. Unë them mos u shqetësoni është i mirë për të ardhmen tuaj, besoni atij, duhet ta nënshkruani. A do ta nënshkruani ju ? Ja më jepni përgjigje, a do ta nënshkruani”, thotë Mickoski.

Lidhur me fjalimin e kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen para deputetëve, ai theksoi se çdo mysafir që do të vijë nga jashtë është i mirëseardhur, por, sepse shpreson që ajo do t’i dëgjojë mendimet edhe të deputetëve të OBRM-PDUKM-së të cilët, siç tha, janë nga partia e saj simotra.

“Ajo do të qëndrojë pak më shumë. Nuk do të qëndrojë vetëm të mbajë fjalim, por do të qëndrojë më shumë për t’i dëgjuar edhe argumentet tona, sepse ky është thelbi. Secili është i mirëseardhur. Duam të dëgjojmë çfarë mendojnë, por duam edhe të na dëgjojnë çfarë mendojmë. Kjo është demokracia dhe këto janë vlerat e vërteta evropiane. Dhe së fundi, dokumenti për të cilin po flisni ju është një letër e njëanshme që shërben për të kënaqur frustracionin e LSDM-së dhe të BDI-së. Kjo është në thelb. Përndryshe, ai dokument tekstualisht nuk ka asnjë kuptim sepse vetëm me 41 deputetë formalisht mund të miratohet. Ky është thelbi, asgjë tjetër”, theksoi kryetari i OBRM-PDUKM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori